Motoçikleta kthehet në shtëpi pas 23 vjetësh (VIDEO) NULL NULL 31.10.2022 14:07 31.10.2022 14:07 Motoçikleta kthehet në shtëpi pas 23 vjetësh, dikur i takonte të ndjerit Sylë Rexhaj. Historia e kësaj motoçiklete na kthen në vitin 1994, atëherë kur atë po e ngiste i ndjeri Sylë Rexhaj. Dashuria për motoçikleta kishte bërë që ai ta modifikonte në shumë pjesë të saj. Shumë të pasionuar pas motoçikletave i kishin marrë hapat e parë nga Syla. Në vitin 1999, Syla e kishte shitur motoçikletën për ta blerë një të re. Në vitin 2008, Sylë Rexhaj ndërron jetë, përderisa pas 23 vjetësh, familja e gjen motoçikletën për ta riblerë. Sot, motoçikleta i kthehet familjes Rexhaj si një kujtim i bukur nga vëllai i ndjerë.