Moti i keq, anulohen 10 fluturime në Rinas NULL NULL 13.12.2022 21:54 13.12.2022 21:54 Tirana International Airport ka njoftuar se janë anuluar 10 fluturime për shkak të kushteve të këqija të motit. Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjerëve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Tiranës. Disa pasagjerëve u është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse. Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës, ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër. Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa. Të mërkurën, më datë 14 dhjetor 2022, pritet që situata të normalizohet, thuhet në njoftimin e TIA-s. /a2news