Moscertifikimi i listave, Paçarizi: Partitë politike dhe disa institucione përpiqen të bëjnë marrëveshje për shkelje të ligjit NULL NULL 22.01.2021 21:44 22.01.2021 21:44 Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nuk ka certifikuar listat e kandidatëve për deputet të LVV-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate. Opinionisti Rrahman Paçarizi ka thënë se partitë politike apo edhe disa instanca të institucioneve të kombinuara të drejtësisë dhe politike janë duke u munduar të shkelin ligjin secili në mënyrën e vet, njofton Klan Kosova. “Unë them se protagonizmi i Gjykatës Kushtetuese jo ndoshta për fajin e tyre, por edhe për fajin e Kushtetutës, por edhe për fajin e interpretimeve të ndryshme, edhe për fajin e polarizimeve të skajshme në skenën politike të Kosovës e ka shkaktuar një situatë shumë absurde kur ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese”. “Pastaj, ka një vullnet të një organi tjetër për ta interpretuar ndryshe këtë vendim dhe një KQZ që voton në kundërshtim me rekomandimin nga një komision profesional”. “Këtu të gjitha partitë politike apo disa rangje, apo disa instanca të institucioneve të kombinuara të drejtësisë edhe politike po përpiqen të bëjnë marrëveshje për shkeljen e ligjit secili e mënyrën e vet dhe kjo është e çuditshme”, ka thënë Paçarizi në Rubikon me Adriatik Kelmendin.