Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti në konferencën “Gratë në Biznes – She Rises 2026”: Suksesi juaj është sukses i Kosovës

NULL NULL
20.06.2026 16:18

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën “Gratë në Biznes – She Rises 2026”, të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Duke vlerësuar progresin e grave në shoqëri dhe në botën e biznesit, Kurti tha se “çdo biznes që ju drejtoni, çdo vend pune që ju krijoni dhe çdo sfidë që tejkaloni kontribuon në ndërtimin e një ekonomie më të fortë”.

Në fjalën hyrëse, ai theksoi se në institucionet tona ka gra politikane të shquara që udhëheqin me dije, kompetencë, guxim dhe integritet të lartë, dhe se ky progres në sferën politike është konfirmim se kur grave u krijohet hapësira, ato dëshmojnë se janë të zonjat të drejtojnë procese të rëndësishme.

“Është e domosdoshme që këtë sukses që po e shohim në sferën politike, ta shohim me të njëjtën dinamikë edhe në ekonomi, në ndërmarrësi, e në pronësi të bizneseve. Një grua ekonomikisht e pavarur është shtyllë e një familjeje të fortë, e një shoqërie përparimtare dhe e një ekonomie të zhvilluar”, tha kryeministri në detyrë.

Duke iu drejtuar grave ndërmarrëse, Kurti tha se “suksesi juaj është sukses i Kosovës dhe se çdo biznes i udhëhequr nga një grua, çdo vend pune i krijuar dhe çdo produkt që depërton në tregjet ndërkombëtare e bën shtetin tonë më të fortë, më të mirënjohur dhe më të zhvilluar”.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ai i falënderoi gratë për kontributin e jashtëzakonshëm dhe i siguroi ato se do të vazhdojnë të jenë partnerë i fuqishëm në rrugëtimin e tyre drejt suksesit. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme