Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A ka përçarje në grupin e Portugalisë? “Përgjigjet” Ronaldo

NULL NULL
20.06.2026 16:46

Cristiano Ronaldo ka reaguar ndaj zërave të fundit që flasin për një përçarje brenda kombëtares së Portugalisë, pas paraqitjes zhgënjyese të ekipit në ndeshjen ndaj Kongos në Kupën e Botës.

Portugalia nuk arriti më shumë se një barazim 1-1, rezultat që shkaktoi kritika të shumta nga tifozët dhe mediat, me Ronaldon që u konsiderua nga disa si një nga përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar në ekip, transmeton Klankosova.tv.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është përballur me akuza se prania e tij po ndikon negativisht në harmoninë e skuadrës, ndërsa raportime të ndryshme kanë aluduar për tensione brenda kampit portugez.

Megjithatë, ylli portugez ka vendosur t’u përgjigjet këtyre spekulimeve përmes rrjeteve sociale. Ronaldo publikoi një fotografi së bashku me bashkëlojtarët e kombëtares, duke dërguar një mesazh të qartë uniteti.

“Gjithmonë të bashkuar”, ishte mbishkrimi që shoqëronte postimin e tij, duke hedhur poshtë pretendimet për përçarje në radhët e Portugalisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Me këtë reagim, Ronaldo ka tentuar të tregojë se grupi mbetet i bashkuar pavarësisht rezultateve dhe kritikave që kanë shoqëruar kombëtaren në ditët e fund

lajme të ngjashme