Real Madridi përgatit ofertë të madhe për Olisen, përfshin dy yje të skuadrës NULL NULL 20.06.2026 16:39 20.06.2026 16:39 Olise te Real Madrid Real Madridi po planifikon një operacion të madh për transferimin e Michael Olise nga Bayern Munichu. Sipas mediumit spanjoll Defensa Central, klubi madrilen po shqyrton mundësinë që në negociata të përfshihen edhe Aurelien Tchouameni ose Eduardo Camavinga. Raportohet se transferimi i Olise mund t’i kushtojë Realit mes 100 dhe 130 milionë euro, ndërsa paralelisht mund të negociohet edhe shitja e njërit prej mesfushorëve francezë. Bayern Munichu ka shfaqur prej kohësh interesim për Tchouamenin dhe Camavingan, gjë që mund të lehtësojë bisedimet mes dy klubeve. Reali mbetet shumë aktiv në merkato dhe synon të vazhdojë përforcimin e skuadrës para sezonit të ri.