Mos i konsumoni këto ushqime – kur e keni stomakun bosh NULL NULL 11.05.2018 09:06 11.05.2018 09:06 Në vitin 2013, një analizë e përbashkët e 15 dietave më të njohura nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë, Shoqata e Zemrës dhe ajo e Obesitetit zbuluan se çfarë kanë të përbashkët të gjitha këto dieta. Me sa duket, të gjithë këshillojnë të konsumohen më shumë perime, duke shmangur dhe duke ulur konsumin e ushqimit të përpunuar, transmeton Klan Kosova. Megjithatë, një çështje e rëndësishme shpesh harrohet: fakti që disa ushqime, sado të shëndetshme, nuk duhet të hahen kurrë në stomak bosh. Më poshtë janë të mbledhura disa produkte që shpesh janë përmendur si të shëndetshme, por nuk janë të këshillueshme për t’i ngrënë për mëngjes. Hani hudhra dhe mjaltë në stomak bosh Çuditërisht, hudhra dhe mjalti janë një kombinim shumë i mirë i ushqimeve për t’i konsumuar në stomak bosh pasi ato mund të ndihmojnë në përgatitjen e stomakut tuaj për të metabolizuar ushqimin në mënyrën më optimale. Për të përgatitur përzierjen, kombinoni 12 thelpinj të hudhrës me një kavanoz me mjaltë dhe lëreni në një vend të errët për një javë. Hani një lugë çdo ditë para vaktit tuaj të parë për rezultatet më të mira. klankosova.tv