Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Monumenti historik i ‘patates së madhe’ vandalizohet në ditën e Vitit të Ri

NULL NULL
05.01.2022 13:29

Megjithëse zyrtarët kishin shpresa të mëdha për një statujë të madhe me patate në Qipro, dikush kishte plane të tjera për monumentin e pazakontë.

Skulptura 16 metra e gjatë në formën e një patateje u copëtua rreth orës 3:30 të mëngjesit të ditës së parë të vitit, duke shkaktuar rreth 5 mijë e 400 dollarë dëme.

I mbiquajtur “patate e madhe”, monumenti u ngrit në qytetin e Xylophagou në tetor për të nderuar të korrat kryesore të vendit.

Ajo u bë menjëherë virale në Twitter, ndërsa turistët u rreshtuan për të bërë foto pranë skulpturës. Por disa orë pas ziles së Vitit të Ri, autorë të panjohur vandalizuan atraksionin dhe policia ka marrë ankesa mëngjesin e së shtunës në lidhje me “pataten e madhe”.

Ish-ambasadori i Qipros në Britani, Euripides Evriviades, e krahasoi monumentin me fenerë të tjerë kombëtarë si Kulla Eifel dhe Statuja e Lirisë. Ndërsa, përfaqësuesi i qytetit, Xylophagou, Xhorxh Tasou, tha se kultura e ka ndihmuar fshatin të rritet në një komunitet prej 10 mijë banorësh.

“Do të jetë një pikë referimi,” deklaroi ai për monumentin.

lajme të ngjashme