Momenti kur Distria Krasniqi shpallet kampione e Parisit (VIDEO) NULL NULL nga Emanuell Syla 04.02.2023 20:28 nga Emanuell Syla 04.02.2023 20:28 Kosova mbi gjithçka! Fal xhudistes Distria Krasniqi, flamuri kosovar ishte në krye të garës Grand Sllem në Paris të shtunën. Himni u intonua në mesin e mbi 10 mijë shikuesve. 27 vjeçarja arriti të shpallet kampione e kategorisë -52kg. Në finale, brenda dhjetë sekondave arriti të bëj wazza-ari ndaj kundërshtares hungareze Reka Pupp. Me këtë hedhje arriti t’i menaxhojë për mrekulli katër minutat e kohës së rregullt për t’u shpallur kampione e njërës nga garat më prestigjioze në këtë sport. Me këtë fitore, xhudistja pejane ka fituar edhe një mijë pikë të reja olimpike, ndërsa kjo është hera e katërt që shpallet kampione e këtij niveli. Kampionia në fuqi olimpike, i sjell të artën Kosovës, kurse në garë të dielën është edhe Loriana Kuka. Përballjet për medalje, transmetohen në Artmotion nga ora 17:00.