Mjeshtrit e shahut ndeshen për titullin kampion NULL NULL 27.11.2018 08:23 27.11.2018 08:23 Dy mjeshtrat më të mëdhenj të shahut aktualisht do përballen të mërkuren me njëri-tjetrin. Pas 12 ndeshje dhe 12 barazime, amerikani Fabiano Caruana po kërkon ti marrë titullin norvegjezit Magnus Carlsen. Nëse fiton, Caruana do të jetë kampioni i parë botëror i SHBA që prej Bobby Fischer në vitin 1972, shkruan syri.net. Por në ndeshjen e së mërkurës, ai përsëri do të përballet me një mbrojtje të fortë të titullit nga Carlsen, i cili ka qenë kampion që nga viti 2013 dhe është lojtari më i mirë dhe me nivelin më të lartë në botë. Bashkë me titullin, ato po luftojnë gjithashtu edhe për çmim prej € 1 milion (£ 880,000).