Mjeku kujdestar në QKUK, u zu duke punuar te privati (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 21.02.2023 20:24 nga Arbreshë Uka 21.02.2023 20:24 Në pasditen e së hënës rreth orës 17:00, inspektorët shëndetësorë urologun A.N e gjetën duke punuar në një ordinancë private, gjatë kohës sa ishte në orar të punës në klinikën e Urologjisë në QKUK. Inspektorët shëndetësorë këtë e konfirmuan pasi inspektuan specialistin dhe vendin e tij të punës në sektorin privat. A.N ishte kujdestar qysh nga ora shtatë e mëngjesit të hënën deri në orën e njëjtë në mëngjesin e së martës. Lidhur me këtë është i informuar edhe ministri i shëndetësisë Arben Vitia. “Në momentin kur gjejmë shkelje te tilla janë pastaj procedurat që do të merren në këtë drejtim, dhe unë do te jem vazhdimisht përkrahës i këtyre procedurave dhe normalisht kur janë ndëshkuese për personat e pandërgjegjshëm”, tha ministri Arben Vitia. Ministri Vitia tha se nuk ka koment tani deri në marrjen e vendimit nga Inspektorati. Mirëpo inspektimi i urologut nuk mbaroj më kaq. Të hënën, rreth orës 19:00 i njëjti u kontrollua se a është ri-kthyer në QKUK, dhe kësaj radhe u gjet në vendin e punës. Televizioni ka kontaktuar urologun në fjalë i cili tha se gjithçka ka qenë në rregull dhe se inspektorët e kanë takuar në QKUK gjatë kujdestarisë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.