Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mjekët po u japin pa kontrollë antibiotikët, foshnjave të parakohshme

NULL NULL
28.05.2018 08:45

Mjekët në mbarë botën, sipas hulumtimit të fundit, po u japin për një kohë të gjatë antibiotikë, shumicës së foshnjave të parakohshme pa qenë të sigurtë që të sapolindurit kanë infeksione të trajtueshme nga droga.

Foshnjat e parakohshme janë të ndjeshme ndaj sepsës, infeksion i cili mund të jetë kërcënuese për jetën ndaj tyre dhe mund të parandalohet me trajtim antibiotik, transmeton Klan Kosova.

Por përdorimi i hershëm dhe afatgjatë i medikamenteve në ditët pas lindjes së një foshnjeje të parakohshme ka qenë i lidhur me zhvillimin e rezistencës antibiotike, infeksioneve të tjera dhe madje edhe rritjes së rrezikut të vdekjes.

Një studim i ri nga Spitali i Fëmijëve i Filadelfias zbuloi se më shumë se tre të katërtat e foshnjave të parakohshme u janë dhënë antibiotikë në këtë gjendje, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme