Mitrovicë: Nëna raporton në polici se u rrah nga djali shkaku i një kontesti pronësor NULL NULL 10.02.2024 10:02 10.02.2024 10:02 Foto ilustruese Një nënë në Mitrovicë ka raportuar të premten në polici se ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga djali i saj. Sipas policisë, ajo tha se dhuna erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. I dyshuari është në arrati, ndërsa rasti po hetohet, njofton policia, raporton Klankosova.tv. Rasti u cilësua “Dhunë në familje”.