Mitrovicë: Meremetohet objektit fetar në varrezat serbe NULL NULL 27.07.2015 16:50 27.07.2015 16:50 ???????????????????????????????????? Ambasadorja turke në Kosovë, Songul Ozan, zyrtarë të komunës së Mitrovicës, Zyrës Administrative, përfaqësues të klerit ortodoks, OJQ-ve etj., kanë marrë pjesë në pranimin teknik të objektit të “kapellës”, në varrezat serbe në pjesën jugore të qytetit. Objekti i meremetuar, atmosfera e punës së përbashkët, angazhimi për të mirën e qytetarëve, pa dallim etnie dhe besimi fetar, janë nismë e mirë për bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta për të gjithë qytetarët edhe në të ardhmen” tha ambasadorja Ozan, Selvije Kurti, zyrtare për dialog dhe çështje ndërfetare në Komunën e Mitrovicës, theksoj se Komuna e Mitrovicës është shumë e kënaqur që ky projekt tashmë është finalizuar, duke shprehur mirënjohjen e thellë për Ambasadën Turke për mbështetjen që ka dhënë në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për komunitetin tonë. Kurse, Adriana Hoxhiq nga Zyra Administrative në Veri, vlerësoj se investimi në objektet e kultit është shumë i rëndësishëm, nisur nga fakti se në Mitrovicë ka shumë besimtarë të konfesioneve të ndryshme. “Ky projekt është fryt i bashkëpunimit të komunave, organizatës IOM, Ambasadës Turke dhe kompanisë që ka kryer punën shumë mirë”, tha Hoxhiq. Ndërkaq, kleri ortodoks, Milije, tha se ky komunitet është mirënjohës dhe i kënaqur me punën e kryer. “Ne kemi gjetur gatishmëri për bashkëpunim te dy komunat e Mitrovicës në të gjitha takimet që kemi pasur, të cilat janë mbajtur në frymën e tolerancës dhe mirëkuptimi ndërmjet nesh”, theksoai ai, transmeton Klan Kosova.