Mitrovica International Jazz Days rikthehet në gusht me moton MitroLove NULL NULL 08.08.2025 16:07 08.08.2025 16:07 Muzikë xhaz dhe performanca të shkëlqyera nga vende të ndryshme të botës, do të mbahen nga sot e deri më 10 gusht, në Festivalin Mitrovica International Jazz Days. Me moton “MitroLove”, festivali promovon muzikën cilësore dhe fuqizimin e të rinjëve dhe grave në skenën vendore dhe ndërkombëtare të xhazit. Këtë vit Mitrovica International Jazz Days ka ftuar muzikantë të rinj nga 18-30 vjeç që luajnë jazz, rock, alternative, hip-hop, punk, metal, new wave, fusion, pop dhe zhanre të tjera moderne, që të aplikojnë për performancë si solistë ose si grup deri në pesë muzikantë./Klankosova.tv