Miranda Kerr thyen heshtjen për ndarjen e ish-burrit nga Katy Perry NULL NULL 04.09.2025 11:08 04.09.2025 11:08 Miranda Kerr, Katy Perry, Orlando Bloom Miranda Kerr ka folur për ndarjen e Orlando Bloom dhe Katy Perry. Nëse nuk e dini, modelja 42-vjeçare australiane ishte e martuar me aktorin 48-vjeçar, nga viti 2010 deri në vitin 2013, dhe ata kanë një djalë 14-vjeçar, Flynn. Orlando filloi të dilte me këngëtaren 40-vjeçare në vitin 2016. Ata u fejuan në vitin 2019 dhe mirëpritën vajzën Daisy, në vitin 2020. Qershorin e kaluar u zbulua se ata ishin ndarë. Në një intervistë të re, Miranda – e cila ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Orlandon dhe ka krijuar një miqësi me Katyn, theu heshtjen për ndarjen e ish-çiftit. Miranda konfirmoi se ndarja e Katy dhe Orlando ishte miqësore dhe tregoi se ka kaluar kohë me të dy që kur ndodhi. “Në fakt i pashë të dy në fundjavë. Po festonim ditëlindjen e Daisyt”, tha Miranda. “Jemi një familje e madhe dhe e lumtur”. “Katy është e mrekullueshme, e dua”, shtoi ajo. “Dhe Orlando padyshim”. Modelja gjithashtu vuri në dukje se është shumë e rëndësishme të mbash një ndarje “harmonike” kur fëmijët janë të përfshirë. “Nevojat e fëmijës duhet të vijnë gjithmonë të parat. Dhe duhet të jetë harmonike”, përfundoi modelja, transmeton Klankosova.tv.