Ministrja e Drejtësisë reagon pas vendimit të Serbisë për tre policët: Të lirohen sa më parë NULL NULL 16.06.2023 16:33 16.06.2023 16:33 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës që u kidnapuan dy ditë më parë derisa ishin në krye të detyrës në pjesën veriore. Kjo thirrje e saj vjen pas vendimit të gjykatës në Kralevë për masën e paraburgimit ndaj tyre. “Skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat Vuçiq. Gjykata e dirigjuar nga lartë paska dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, të rrëmbyer dy ditë më parë në Leposaviq”, nis postimi i Haxhiut. “Por për çfarë? Vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë. Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan. Demokracia nuk mund të ketë aleat autokracinë dhe as nuk mund të thellohet deri në absurd, të rri e heshtur ndaj autokratëve”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.