Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se një adoleshent është vrarë në Bregun Perëndimor NULL NULL 26.10.2023 17:50 26.10.2023 17:50 Foto nga arkiva: Bregu Perëndimor Ministria palestineze e Shëndetësisë që operon në Bregun Perëndimor ka thënë se atje është vrarë një 17-vjeçar. Ndërkaq, nuk dihet saktësisht se nga kush është vrarë i riu, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Sipas kësaj ministrie, numri i të vdekurve të palestinezëve në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori ka shkuar në 105.