Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministria e Tregtisë po e bën gati vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës

NULL NULL
08.06.2022 16:36

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë arritur në nivelin rekord.

Pas situatës së krijuar ka reaguar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se është duke u bërë gati vendimi i ri për rregullimin e çmimeve të naftës.

MINT thekson se është përgatitur drafti i ri dhe po zhvillohen konsultime në mënyrë intensive.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit. Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse”.

“MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt. Në ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut”.

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë arritur në 1.80 euro për litër.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.