Ministria e Kulturës ndan çmimet për muzikë NULL NULL 08.06.2016 08:51 08.06.2016 08:51 Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot do të organizohet ceremonia solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e muzikës. Lauretae të çmimit për vepër Jetësore për muzikë “Niketë Dardani” për vitin 2015. janë profesoreshat e muzikës: Seniha Spahiu dhe Sevime Gjinali. Kurse për çmimet vjetore në fushën e muzikës janë nderuar veprat e kompozitorëve: Dafina Zeqiri- Nushi për “Fantazia e Fuga” për duo pianistik, Mendi Mengjiqi për “Suitë shqiptare për orkestër harqesh”, Kreshnik Aliçkaj për “Koncert për violinë e piano e orkestër” si dhe Drinor Zymberi për “Cantata Metamorphosis” për solistë, kor e orkestër, transmeton Klan Kosova.