Ministrat e BE dakord për të vazhduar me sanksione të tjera ndaj Iranit NULL NULL 21.04.2026 19:02 21.04.2026 19:02 Fotografi e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale Ministrat e jashtëm evropianë kanë rënë dakord të zgjerojnë sanksionet ndaj Iranit në përgjigje të kufizimeve të Teheranit për transportin në ngushticën e Hormuzit. “BE-ja tashmë ka sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Iranit, por sot ne gjithashtu arritëm marrëveshjen politike për të zgjeruar regjimin tonë të sanksioneve për të shënjestruar edhe ata që janë përgjegjës për shkeljet e lirisë së lundrimit”, tha shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Kaja Kallas. BBC raporton se në takimin e tyre në Luksemburg, ministrat theksuan se liria e lundrimit është e panegociueshme, transmeton Klankosova.tv Trafiku në ngushticën e Hormuzit është ndaluar efektivisht nga Irani që nga fillimi i luftës, pasi anijet mbeten të kujdesshme mes armëpushimit mes ShBA-së dhe Iranit. Kujtojmë që nesër pritet të zhvillohen vazhdimi i negociatave mes dy palëve në Islamabad të Pakistanit, ndërsa deri më tani, vetëm ShBA-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen kurse Irani nuk ka dhënë ndonjë përgjgije zyrtare. Ora ecën, ndërsa Irani ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në negociata me ShBA – Klan Kosova