Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milani e shënon fitoren e parë këtë edicion në Champions

NULL NULL
22.10.2024 20:44

Milani e ka fituar ndeshjen e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Club Brugge me rezultat 3:1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin kuqezinjtë me anë të Pulishiqit, i cili shënoi nga korneri, teksa në minutën e 40-të, Brugge mbeti me një lojtar më pak, pasi Onyedika u ndëshkua me të kuq.

Në minutën e 51-të, mysafirët e barazuan rezultatin me Sabben, e që rezultoi të ishte goli i vetëm i shënuar nga ta, pasi në minutën e 61-të, Reijnders ia dha epërsinë sërish Milanit.

I njëjti lojtar shënoi edhe në të 71-tën, duke e vulosur rezultatin përfundimtar prej 3:1, njofton Klankosova.tv.

Fitore të thellë shënoi edhe Monaco në shtëpi ndaj Crvena Zvedës, duke e mposhtur me rezultat 5:1.

Minamino shënoi për 1-0 në minutën e 20-të, ndërsa Zvezda e barazoi rezultatin pas shtatë minutash me Ndiaye.

Moncao shkoi në pushim me epërsi, pasi Embolo shënoi për 2-1 në minutën e 4-të të shtesës.

Më të nisur pjesa e dytë, Monaco shënoi sërish, këtë herë me Singon, ndërsa Minamino shënoi golin e dytë në ndeshje. Kurse, Akliouche shënoi për rezultatin përfundimtar 5-1, krejt në fund të takimit.

lajme të ngjashme