Milani bindës ndaj Veronas, shpërthen Nkunku NULL NULL 28.12.2025 14:32 28.12.2025 14:32 Pas disa gabimeve që nuk falen ndaj skuadrave të vogla, Milan më në fund fitoi bindshëm ndaj një rivali të pabarabartë, Verona. Rossonerët shënuan fitore të lehtë me rezultat 3-0, edhe pse pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale, me golin që e shënoi Christian Pulisiq në 45+2. Pjesa dytë kaloi në shenjë të sulmuesit Christopher Nkunku, i cili shpërtheu. Menjëherë e nxorri penalltinë prej nga ishte i saktë, duke shënuar kështu golin e parë sezonal. Nuk vonoi shumë kur Nkunku realizoi edhe golin e dytë personal, pasi paraprakisht Modriq gjuajti nga jashtë zonës, dhe topi pasi u përplas me shtyllën, sulmuesi francez ishte më i shpejti duke e shtyrë atë në rrjetë. Pas këtij triumfi Milan aktualisht është lider në Serie A me 35 pikë, kurse Verona në zonën e kuqe me 12 pikë. Me 2 Janar, Milan udhëton te Cagliari, ndërsa Verona e pret Torinon.