Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milan publikon një video, në sfond dëgjohet kënga e Noizyt

NULL NULL
12.01.2025 14:06
Noizy
Noizy

Faqja zyrtare e Milanit në Tiktok ka publikuar një video me anë të cilës ua ka tërhequr vëmendjen e fansave shqiptarë.

E veçanta e kësaj video është se në sfond dëgjohet kënga e reperit shqiptar Noizy, me titullin ”Fatos Nano”.

Aty shihet portieri i “Rossonerëve” Mike Maignan i cili del në nxemje në fushën e ”San Siros”, para duelit të mbrëmshëm ndaj Cagliarit.

Videoja është bërë goxha virale me 1.7 milionë shikime.

@acmilan

Mike 1️⃣ Cudicini #acmilan #sempremilan

♬ Originalton – bislimi25

lajme të ngjashme