Milan nuk ia del ndaj Pisas NULL NULL 24.10.2025 23:06 24.10.2025 23:06 Ac Milan nuk ka arritur t’i marrë pikët e plota ndaj Pisas. Plot katër gola u shënuan në “San Siro”, nga dy për secilën nga skuadrat. Të parët në epërsi kaluan “Rossonerët” me Rafael Leaon, në minutën e 7-të. Barazimi erdhi në minutën e 60-të përmes ish-yllit të Juventusit, Juan Cuadrado. Pisa e mori epërsinë në të 86-tën me M’Bala Nzola, njofton Klankosova.tv. Kurse, krejt në fund të takimit, në të 93-tën, Zachary Athekame i neutralizoi shifrat në 2:2. “Kuqezinjtë” aktualisht janë në vendin e parë të Serie A, me 17 pikë kurse Pisa është në vendin e 18-të me katër. /Klankosova.tv