Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Microsoft riemërton Xbox Music në Groove

NULL NULL
08.07.2015 10:23

 

Microsoft po riemërton shërbimin aktual “Xbox Music “në “Groove”, i cili do të jetë i disponueshëm pikërisht më 29 Korrik kur edhe debuton zyrtarisht Ëindoës 10-ta.

Gjithashtu në dyqanin e aplikacioneve në Ëindoës Phone dhe Ëindoës gjendet edhe një aplikacion i quajtur “Groove: Smart Music Player”. Ky aplikacion zhvilluar nga një startup kanadez Zikera është gjithashtu i disponueshëm edhe në platformën iOS.

Por mbase Microsoft Groove dhe Groove Music Pass nuk kanë parë të bëjnë me startupin  Zikera. Kur Microsoft u pyet në lidhje me një blerje të mundshme të Zikera nga Microsoft, një zëdhënës i gjigandit të softuerit tha se “nuk kemi asgjë për të komentuar në lidhje me këtë çështje”.

Përdoruesit të cilët aktualisht janë të abonuar në shërbimin Xbox Music Pass automatikisht do të përfitojnë abonimin Groove Music Pass. Ata të cilët nuk janë por që kanë interes: Shërbimi i ri i riemërtuar Microsoft Groove kushton 9.99 dollar në muaj ose 99 dollar në vit. (PCWorld Albanian)

lajme të ngjashme