Michelle Williams tregon pse nuk është përdoruese e rrjeteve sociale NULL NULL 05.02.2019 14:00 05.02.2019 14:00 Michelle Williams ka treguar pse nuk është përdoruese e rrjeteve sociale, gjatë një interviste për revistën Elle UK, që del më 7 shkurt. “Nuk kam kuptuar se si të përdor rrjetet sociale si një burim për të mirën time. Nuk kam gjetur ndonjë gjë frymëzuese apo të bukur aty. Unë nuk jam njeri i zhurmshëm. Mendoj se nuk kam lidhje me ato, më duken të parëndësishme”, tha aktorja 38-vjeçare.