“Mesdita kundër Putinit”, e veja e Navalny merr pjesë në protestën në Berlin NULL NULL 17.03.2024 14:01 17.03.2024 14:01 Yulia Navalnaya pozon për një foto me mbështetësit, në protesten "Mesdita kundër Putinit". Fotografia: Kira Yarmysh E veja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, Yulia Navalnaya ka marrë pjesë në një protestë të mesditës kundër Vladimir Putin në Berlin, kanë thënë aktivistët. Ajo u nis në qytetin gjerman në orën 12:00 me orën lokale, si pjesë e lëvizjes “Mesdita kundër Putinit”. Aktivistët thanë se disa njerëz brohoritën “Julia, Julia” dhe duartrokitën, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Protesta simbolike u bëri thirrje kundërshtarëve të presidentit rus të vizitojnë qendrat e votimit dhe të mbushin fletëvotimet e tyre në mënyrë destruktive.