Mesazh i ëmbël solidarizues nga Coca Cola për myslimanët në Ramazan (VIDEO) NULL NULL 10.06.2018 19:34 10.06.2018 19:34 Jeni mësuar që Coca-Cola cdo herë të promovojë pijet duke kërcyer në ndonjë festë të madhe, por kësaj radhe duket se pati një përjashtim, pasi një reklamë e saj iu është kushtuar muajit të Ramazanit. Kompania e njohur e pijeve jo-alkoolike, Coca Cola ka zgjedhur që në muajin e shenjt të Ramazanit të përçojë mesazh solidarizues në mbarë botën. Derisa është realizuar një reklamë fantastike, aty shihet një grua e mbuluar e fesë islame duke agjëruar dhe në pritje të iftarit gjatë një dite Ramazani, po ashtu dhe ndërveprimi social me një grua tjetër e cila supozohet që s’i takon fesë islame por që respekton tërësisht atë, njofton Klan Kosova.