Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mes tyre edhe djali i deputetit” – Si u arrestuan 109 persona nën dyshimin për manipulim masiv të votave? (VIDEO)

NULL NULL
23.01.2026 19:54

Me duar të lidhura e kokëulur, duke u munduar ta fshehin fytyrën po dalin nga stacioni policor. Këta janë në mesin e 109 personave të ndaluar gjatë aksionit të mëngjesit të 23 janarit që kreu Prokuroria Themelore në Prizren.

Ndalimi i tyre u bë pas dyshimeve të prokurorisë, se ata janë përfshirë në manipulimin e mbi 68 mijë votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të 2025-ës.

Hetimi nisi nga 18 janari kur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, autorizoi Policinë e Kosovës të identifikojë të dyshuarit dhe të sigurojë provat, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet.

Të ndaluarit u intervistuan për disa orë në dy stacionet e Policisë në Prizren, e më pas me vendim të prokurorit, ndaj tyre u shqiptua masa e ndalimit për 48 orë.

Në mesin e të ndaluarve në këtë rast është edhe Art Hasani, djali i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasanit. Avokati Anton Çupërjani pohoi se Hasani ishte i angzhuar nga kjo parti dhe i njëjti dyshohet për falsifikim të votave.

Firma në proceverbal se i gjithë procesi zgjedhor ka shkuar në rregull, i kushtoi edhe një komisionereje të Vetëvendosjes. Avokati i saj, Gent Gjini, tha për Kiks Kosovën se ajo ka rënë pre e vëzhguesve të kësaj partie.

Sipas Gjinit, manipulimi me vota ka ndodhur te futja e tyre në sistemin e KQZ-së.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, falsifikimi i rezultateve të votimit është vepër penale e cila sanksionohet deri me 5 vjet burgim.

lajme të ngjashme