Mes emocionesh, Suanita rrëfen dhimbjen si fëmijë, këndon hitin e Leonora Jakupit (VIDEO) NULL NULL 02.02.2026 23:44 02.02.2026 23:44 Banorja e Big Brother VIP Kosova, Suanita e ka hapur zemrën para “Vëllait të Madh”, duke bërë rrëfimin e jetës. Ajo ka treguar për dhimbjen e saj si fëmijë në kohën e luftës së fundit në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, ajo gjithashtu këndoi edhe hitin e këngëtares së njohur, Leonora Jakupi “A vritet pafajësia”. Suanita tregoi edhe për fejesën që zgjati katër vjet dhe ndarjen që ndodhi më pas. Pas kësaj, ajo u shpreh se babai nuk i ka folur rreth tre muaj, ku gjatë kësaj periudhe nuk e ka takuar familjen. Suanita foli edhe për një periudhë të vështirë në jetën e saj, ku tregoi se është përballur edhe me depresion. “Ka qenë periudhë shumë e vështirë, rash në një depresion shumë të thellë, humba arsyen pse jetoj”, u shpreh ajo./Klankosova.tv