Merz: Ndërprerja e eksporteve të armëve në Izrael, përgjigje ndaj planit për të zgjeruar operacionet në Gaza NULL NULL 10.08.2025 20:50 10.08.2025 20:50 Kancelari gjerman, Friedrich Merz. Foto: AP Vendimi i Gjermanisë për të frenuar eksportet e armëve në Izrael vjen në përgjigje të planit të Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij në Rripin e Gazës, tha kancelari Friedrich Merz. Kancelari tha se zgjerimi i operacioneve të Izraelit në Gaza mund të marrë qindra mijëra jetë civile dhe të kërkojë evakuimin e të gjithë qytetit të Gazës. “Ne nuk mund të furnizojmë me armë një konflikt që tani po zhvillohet ekskluzivisht me mjete ushtarake. Ne duam të ndihmojmë diplomatikisht dhe po e bëjmë këtë”, tha Merz për transmetuesin publik ARD. Megjithatë, parimet e politikës së Gjermanisë ndaj Izraelit mbeten të pandryshuara, tha kancelari. “Gjermania ka qëndruar fort në anën e Izraelit për 80 vjet. Kjo nuk do të ndryshojë”, tha Merz. /Klankosova.tv