Merr flakë furgoni në Leposaviq, policia nis hetimet NULL NULL 22.09.2024 13:06 22.09.2024 13:06 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Një furgon është kapluar nga zjarri në Leposaviq. Sipas policisë, automjeti i takonte një fabrike, transmeton Klankosova.tv. Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi rastin. “Raportohet se është përfshirë nga zjarri një automjet kombi pronë e një fabrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.