Merisa Abdullahu sjell filmin për problemet në adoleshencë (VIDEO) NULL NULL 20.12.2016 19:50 20.12.2016 19:50 Filmin e ri shqip të metrazhit të shkurtër “BrendaPerBrenda” me ide të Merisa Abdullahut, do të mund ta shihni së shpejti. Filmi konkretisht është krijuar nga një grup vullnetarësh të rinj, në kuadër të projektit “Breaking Stereotypes” që synon shembjen e stereotipeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë dhe vetëdijësimin e shoqërisë mbi problemet që u shfaqen atyre gjatë adoleshencës, transmeton Klan Kosova. Tema e parë e projektit/filmit janë çrregullimet psikologjike që kryesisht shfaqen në adoleshencë por në shumicën e rasteve injorohen ose konsiderohen të zakonshme. Filmi është i metrazhit të shkurtër (10 minuta) dhe është punuar nga vullnetarë. Traileri i filmit është prezantuar në çmimet FIDES ku është diskutuar rëndësi e tij jo vetëm për temën që prek por edhe për vetëdijësimin e shoqërisë për suksesin e punës vullnetare. Suksesi i fundit i këtij filmi është çmimi i parë në Youth Film Fest. Producente dhe drejtoresh ekzekutive e këtij filmi është Merisa Abudallhu ndërsa Producentë dhe Drejtorë legjislativë të projektit janë Aida Ramaxhiku dhe Vegim Rrahmani, regjisor është Arian Bytyqi, skenarin e ka bërë Art Mikullovci. Në këtë film luajnë: Furtuna Aliu, Gjergj Uka, Andi Bajgora, Rron Gjyshinca, Labinot Lajci, Ardit Fetahu, Anila Jerliu, Florist Bajgora. Premiera e këtij filmi do të bëhet gjatë javës së ardhshme dhe më pas do të prezantohet edhe në shkolla.