Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Menduh Thaçi: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është e arritur historike

NULL NULL
13.02.2019 21:33

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka thënë se ka pasë emocione të shumëfishta në ditën e pranimit të këtij shteti në NATO.

“Kam qenë më ndjenja dhe emocione të jashtëzakonshme, personale dhe familjare dhe të kombit, që unë bashkë me njerëzit rreth meje që unë dhe kryetari Arbën Xhaferi është munduar 26 vjet t’i përfaqësojë. Në ato momente m’u kujtua Skënderbeu, Ismail Qemali, pastaj masakrat dhe shpërbërja e Maqedonisë, luftërat, shkatërrimet e plota. Jo që isha i lumtur, por isha i bindur  se ky proces mori fund”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Për ne që jetojmë aty si shqiptar është e arritur e madhe kapitale dhe historike. Ka pas shumë kontribute, shumë njerëz dhe grupime politike që kanë dhënë mundin e vet, por SHBA-ja është me meritorja që Maqedonia e Veriut arriti në këtë pikë”.

Por për të anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike, nuk nënkupton çdo të arritur.

“Tash na pret integrimi në Bashkimin Evropian. Integrimi në NATO nënkupton që një çadër të sigurisë së plotë mbi Maqedoninë e Veriut. Dëshira e Rusisë dhe të tjerëve që ta kenë të veten ka marrë fund. Përmes anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, rruga për plotësimin e të drejtave të shqiptarëve është bërë kuptimplotë. Tash e tuje kujdesi i shqiptarëve do të jetë ngritja e mekanizmit të vetos sonë në kuadër të vendimmarrjes brenda sistemit”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.