Memoaret e Edita Tahirit: Si e bëri “NATO”-ja Vuçiqin për spital? (VIDEO) NULL NULL 12.04.2025 21:04 12.04.2025 21:04 Si ish-kryenegociatorja e parë e Kosovës me Serbinë, u bë pjesë edhe e takimeve të mëvonshme që drejtuesit më të lartë shtetëror patën me homologët nga Beogradi. Por, pavarësisht pozitës në prapavijë, Edita Tahiri, pati momente shpërthyese në rastet kur liderët e Serbisë, nuk po lëshonin pe në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian. Madje, në një rast ishte ballafaquar vet me Aleksandar Vuçiqin në kohën sa ai ishte shef qeverie. E ky reagim i saj, thotë të kishte qenë goditës edhe për shëndetin e ish-ministrit të Sllobodan Millosheviqit. Për më tepër, ndiqeni kronikën më poshtë: