Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mehaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: E kemi detyrim të bëjmë më shumë për çlirimtarët tanë

NULL NULL
27.07.2026 18:29

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Nga atje, Mehaj ka thënë se çlirimtarët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për drejtësi.

“Ata dolën në luftë për të mbrojtur pragun e shtëpisë, familjet dhe popullin. Liria nuk erdhi rastësisht, por me sakrificë.”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka thënë se nëse sot dënohen ata që mbrojtën vendin e vet nga agresioni, atëherë sipas tij, secili duhet ta pyesë veten se çfarë mesazhi i jepet botës.

Mehaj ka thënë se mbrojtja e atdheut nuk mund të trajtohet si krim.

“Ne nuk kërkojmë favore dhe as ndikime politike. Kërkojmë vetëm drejtësi të vërtetë, të pavarur nga çdo presion, qoftë nga Serbia, qoftë nga aleatët e saj, apo nga cilido shtet tjetër. E vërteta nuk duhet të ketë ngjyrë politike.”, ka thënë Mehaj.

Ish-ministri ka thënë se vendi i çlirimtarëve është në shtëpitë e tyre, pranë familjeve dhe popullit për të cilin sipas tij, sakrifikuan gjithçka.

“Edhe ne kemi detyrimin tonë. Secili prej nesh duhet të bëjë më shumë për t’i mbështetur çlirimtarët, jo vetëm me fjalë, por me qëndrim, me zë dhe me unitet. Historia nuk mbrohet duke heshtur. Sakrifica e tyre nuk guxon të relativizohet, sepse duke mbrojtur çlirimtarët, mbrojmë të vërtetën e luftës sonë dhe dinjitetin e Kosovës.”, ka shkruar Mehaj. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme