Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Akuza se ndikoi te votuesit”, Prokuroria mbyll hetimet ndaj Elbert Krasniqit

NULL NULL
27.07.2026 18:26

Prokuroria Themelore në Pejë ka mbyllur rastin e iniciuar pas ankesës së kryetarit të Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i cili pretendonte se kundërshtari i tij politik, Elbert Krasniqi, kishte ndikuar në mënyrë të kundërligjshme në vullnetin e votuesve gjatë zgjedhjeve parlamentare të 6 qershorit 2026.

Berisha kishte pretenduar se Krasniqi, si kryetar i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, kishte “ndikuar drejtpërdrejt në vullnetin e qytetarëve” në ditën e zgjedhjeve.

Megjithatë, Prokuroria ka vlerësuar se nuk ka bazë për ndjekje penale. Në vendimin e saj thuhet se “në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’, sipas nenit 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, apo ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare”.

Mbylljen e rastit e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe vetë Elbert Krasniqi.

“Po, rasti është mbyllur. Vendimin e kam pranuar nga Prokuroria para disa ditësh. Në fakt, edhe në ditën e zgjedhjeve policia pati dalë me njoftim se nuk ka gjetur asnjë element të veprës penale”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Me këtë vendim, Prokuroria ka konstatuar se nuk ekzistojnë prova apo dyshime të arsyeshme që do të mbështesnin pretendimet e paraqitura në kallëzimin penal ndaj Krasniqit.

Lidhur me këtë rast në Ditën e Zgjedhjeve kishte raportuar edhe Klankosova.tv.

Elbert Krasniqi merret në pyetje pas denoncimit nga Veton Berisha për ndikim në zgjedhje

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët

lajme të ngjashme