Megjithatë, flamuri i Kosovës do të shfaqet në Sevilla të Spanjës NULL NULL nga Hekuran Sokoli 11.03.2021 14:45 nga Hekuran Sokoli 11.03.2021 14:45 Më 31 mars të këtij viti, pritet që të zhvillohet ndeshja kualifikuese e Botërorit “Katar 2022” ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Spanjës në stadiumin “Estadio La Cartuja” në Sevilla. Mirëpo Spanja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, shkruan Klan Kosova. Andaj, është ngritur çështja se a do të lejojë Qeveria e Spanjës që të shfaqet flamuri i Kosovës dhe të intonohet himni i saj gjatë kësaj përballjeje sportive. Federata spanjolle të martën përmes një shkrimi në Twitter, i është referuar Kosovës si “territori i Kosovës” dhe kjo gjë ka nxitur reagimin e FFK-së. ⚠️ OFICIAL | @LUISENRIQUE21 dará a conocer la próxima lista el lunes 15 de marzo. 🌎 España inicia el camino hacia #Catar2022 contra Grecia, Georgia y territorio de Kosovo. ➡️ Luis de la Fuente también anunciará la convocatoria para la EURO Sub-21. 🔗 https://t.co/MaRD0ulUL0 pic.twitter.com/Q2DkSxEIcg — Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) March 9, 2021 “Qasja e shtetit spanjoll në drejtim të shtetit të Kosovës fatkeqësisht ka qenë destruktive që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, por kjo qasje dhe makijazhi që institucionet e këtij vendi mundohen t’i bëjnë shtetësisë së Kosovës, nuk mund ta ndryshojnë dot historinë dhe realitetin, thuhet në reagimin e FFK-së”. “Kosova është shtet i pavarur, i pranuar nga shumica e vendeve më të zhvilluara e demokratike të globit dhe anëtare e barabartë me të gjitha shtetet tjera në UEFA e FIFA, që nga maji i vitit 2016”. “Përpjekja e spanjollëve për ta minimizuar shtetësinë e Kosovës në ndeshjen e 31 marsit për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”, duke iu referuar Kosovës si territor, është e kotë dhe e padrejtë. Ata janë të vetëdijshëm se në këtë datë do të përballen me Kombëtaren e Kosovës, e cila do të paraqitet si çdo shtet tjetër”. Pas kësaj gafe, kryetari i FFK-së Agim Ademi ka njoftuar se e ka pranuar një telefonatë nga Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) përmes së cilës i është shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në disa media spanjolle. Agim Ademi – kryetar i FFK-së “Me këtë rast RFEF ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare”. “Po ashtu, Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për Kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Ademi përmes telefonit ka biseduar edhe me zyrtarët e UEFA-s. Sipas tij, këta të fundit e kanë kontaktuar për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia kanë konfirmuar se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.