Më pak se katër orë deri te Exit Poll-i i Klan Kosovës NULL NULL 07.06.2026 15:11 07.06.2026 15:11 Kanë mbetur më pak se katër orë deri në publikimin e rezultateve të Exit Poll-it, të cilin Klan Kosova e ka realizuar edhe në proceset e mëparshme zgjedhore. Në orën 19:00, vëmendja do të jetë e përqendruar te Klan Kosova, ku në edicionin special zgjedhor me Adriatik Kelmendin do të prezantohen rezultatet e para të Exit Poll-it, të shoqëruara me analiza dhe diskutime nga të ftuarit në studio. Lidhur me këtë, ka reaguar edhe vetë Adriatik Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ku tha se, ndonëse në të kaluarën ka pasur skeptikë dhe tallje ndaj Exit Poll-eve, sot shumë prej atyre që i kritikonin po interesohen dhe po kërkojnë informacion rreth tyre, transmeton Klankosova.tv. Si janë deklaruar qytetarët dhe çfarë tregojnë rezultatet e Exit Poll-it, do të mësohet nga ora 19:00 në Klan Kosova. Qëndroni me ne!