Dy të arrestuar në Gorazhdec të Pejës për ndërhyrje në proces zgjedhor NULL NULL 07.06.2026 16:13 07.06.2026 16:13 Dy persona janë arrestuar në Gorazhdec të Pejës, nën dyshimin për ndërhyrje në procesin zgjedhor. Lidhur me këtë zhvillim është deklaruar edhe Policia. Zëdhënësi për rajonin e Pejës Fadil Gashi, ka thënë se janë zhvilluar dy bastisje në një lokacion. “Ata janë sjellur për t’u intervistuar në stacionin policor të Pejës. Në bastisje kanë marrë pjesë njësitet relevante të policisë”, tha Gashi për Klankosova.tv. “Aksioni u zhvilluar në koordinim me prokurorin e rastit. Informacionet e tjera do të bëhen të ditura më vonë”, deklaroi ai.