Zgjedhjet, ambasadori gjerman: Po e vëzhgojmë procesin me 4 ekipe (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 16:22 07.06.2026 16:22 Në një ditë vendimtare për procesin demokratik në Kosovë, ambasadori gjerman në Prishtinë, Rainer Rudolph, ka vlerësuar ecurinë e zgjedhjeve që po mbahen sot në vend. Përmes një video-mesazhi, Rudolph ka bërë të ditur se deri më tani procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme të raportuara. Ai theksoi se bashkë me katër ekipe të tjera po marrin pjesë në monitorimin e zgjedhjeve, në kuadër të një ushtrimi të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku po vëzhgohet nga afër procesi në qendrat e votimit. “Sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme. Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë”, u shpreh ambasadori Rudolph transmeton Klankosova.tv. Diplomati gjerman shtoi se pret me interes publikimin e rezultateve në përfundim të ditës së votimit.