Me kë starton në sulm e me kë në mbrojtje? Kështu përgjigjet Foda NULL NULL 14.11.2025 18:24 14.11.2025 18:24 Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka folur para ndeshjes me Slloveninë në luftën për kualifikim në Kupën e Botës. I pyetur për luksin që ka në mbrojtje, austriaku u shpreh i lumtur por tha se në fund luajnë vetëm 11 lojtarë në fushë. Foda e konfirmoi gatishmërinë e kapitenit, Amir Rrahmani, i cili i kishte munguar Kosovës në dy ndeshjet e fundit, teksa për Edon Zhegrovën tha se “do të shohim nesër”. “Po, të gjithë lojtarët dhe mbrojtja kanë luajtur mirë, kemi zgjedhje. Të gjithë, sidomos qendërmbrojtësit, kanë pasur paraqitje të mira me klubet e tyre dhe kombëtaren”, ka thënë Foda në konferencë për media. “Për mua është shumë e rëndësishme që të gjithë janë në dispozicion. Nuk duhet të harrojmë që duhet t’i zgjedhim vetëm 11 lojtarë që janë në fushë”. “Disa do të mbesin jashtë, por kjo nuk do të thotë që ata nuk janë të rëndësishëm”. “E rëndësishme është që të gjithë janë të gatshëm dhe kjo normalisht më gëzon mua si trajner”. I pyetur se me kë do të startojë në sulm…ai tha: “Shohim nesër”.