Me cilin kundërshtar do ta nisë Kosova kampanjën për Ligën e Kombeve NULL NULL 09.02.2024 12:58 09.02.2024 12:58 Përkrahës të kombëtares së Kosovës në futboll. Foto: AP Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta nisë në shtëpi rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve të UEFA-s, pasi për kundërshtare të parë do ta ketë Rumaninë. Ndeshja Kosovë – Rumani luhet më 6 shtator. Ndërkaq, tri ditë më vonë, djemtë e Kosovës i shkojnë mysafirë Qipros. Edhe ndeshjen e tretë, që do të luhet më 12 tetor, Kosova do ta zhvilloj në udhëtim kundër Gjibraltarit ose Lituanisë (këto dy skuadra do të luajnë për play-out, dhe fituesi do t’i bashkohet grupit të Kosovës). Tri ditë më vonë, në “Fadil Vokrri” vjen kombëtarja e Qipros, me çka përmbyllen edhe ndeshjet e muajit tetor. Në nëntor, Kosova zhvillon dy ndeshje – më 15 tetor i shkon Rumanisë në shtëpi, kurse ndeshjen e fundit, Kosova do ta luajë në shtëpi, më 18 nëntor, kur pret Gjibraltarin ose Litaninë. /Klankosova.tv