Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Më 15 shtator sqarohet gjithçka rreth Speciales, flet Prokurori Schwendiman

NULL NULL
09.09.2016 13:27

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar do të mbajnë konferencat e para të shtypit më 15 shtator 2016 në Hagë, në orën 10 :30, njofton Klan Kosova.

Sipas komunikatës për media administratorja Fidelma Donlon do të shpjegojë procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara.

Dhomat e Specializuara do të fillojnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe Donlon do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në  Internet.

Më pas, një konferncë për media do ta mbajë edhe Prokurori David Schwendiman.

Siç njoftohet, ai do të flasë për emërimin e tij si Prokuror i Specializuar dhe do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, siç dihet, u themeluan me anë të Amendamentit Kushtetues nr. 24 dhe Ligjit nr. 05/L-053, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

Dhomat do të zhvillojnë gjyqe për pretendimet e ngritura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me datës shtatë janar 2011, ku pretendohen krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e kanë selinë në Hagë, Vendet e Ulëta, dhe do të punësojnë gjykatës, prokurorë dhe punonjës ndërkombëtarë, njofton Klan Kosova.

 

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme