Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

McGregor vs. Mayweather: Tyson i dha parashikimet!

NULL NULL
27.08.2017 11:59

Boksieri profesionist amerikan, më i popullarizuari në botë,  Mike Tyson, kishte dhënë parashikimin e tij për ndeshjen më të shikuar ndonjëherë të këtij sporti, ”Luftën e Shekullit”.

Tyson ka thënë se Conor McGregor nuk ka shanse për ta mposhtur kampionin e shumëfishtë të boksit, Floyd Mayweather, parashikim ky që doli i saktë, transmeton Klan Kosova.

Derisa shumica dërrmuese e botës mendonin se Mayweather do trajtonte me lehtësi McGregor, Tyson i cili ka një bagazh të gjerë në këtë lëmi, ka qenë i saktë pasi në meçin e zhvilluar në Las Vegas, Mayweather mposhti në raundin e dhjetë, irlandezin McGregor.

Madje në parashikimin e tij boksieri i njohur Tyson tha se në atë meç McGregor kishte rrezikuar jetën:

‘’Ai mund të vritet’’ është shprehur Mike për McGregor, teksa komentoi ndeshjen në mes dyshes së njohur.

Mike Tyson edhe më parë kishte parashikuar meçin i cili pritej të shikohej nga e gjithë globi.

”McGregor nuk ka asnjë shans sipas meje. Boksimi i tij ndaj Floyd nuk do të ishte aspak interesant. Po të luftonte me rregullat MMA dhe Floyd me ato të boksit, atëherë do të ishte interesante”, kishte përfunduar Tyson, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme