Festivali Multikulti: Diversiteti kulturor, pasuri e Kosovës (VIDEO) NULL NULL 23.06.2026 20:30 23.06.2026 20:30 Në kuadër të Festivalit Multikulturor u prezantuan traditat, veshjet, instrumentet dhe simbolet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se diversiteti kulturor është pjesë e identitetit dhe një nga pasuritë e mëdha të Kosovës, raporton Klan Kosova. Organizatorët vlerësuan përparimin e këtyre komuniteteve në arsim, ekonomi dhe integrim shoqëror, duke theksuar se gjithnjë e më shumë qytetarë pranojnë bashkëjetesën dhe miqësinë me pjesëtarët e këtyre komuniteteve. Ndiqeni kronikën më poshtë për detaje: