Kosovë-Shqipëri-RMV: Të drejtat e njeriut bashkojnë tre avokatët (VIDEO) NULL NULL 23.06.2026 20:32 23.06.2026 20:32 U bënë bashkë nga tri vende të rajonit. Por, kësaj radhe avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u mblodhën për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe adresimin e çështjeve ndërkufitare që prekin qytetarët e tri shteteve. Për këtë memorandum, që u nënshkrua të martën në Prizren, Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, tha se është lajm i mirë për qytetarët. Derisa, përfaqësuesi i të drejtave të njeriut në Shqipëri, Endrit Shabani, tha se qytetarët nuk duhet të ndiejnë pengesa kur kalojnë kufijtë. Bashkëpunimi, sipas Ombudspersonit të Maqedonisë së Veriut, Faton Selami, nuk do të ndalet me kaq. Në fokus të diskutimit ishin edhe çështjet civile dhe familjare me element ndërkufitar, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e kategorive të cenueshme, si dhe garancitë ligjore në proceset gjyqësore dhe në rastet e privimit të lirisë.