Chelsea ia rrëmben Palestran Interit NULL NULL 23.06.2026 21:29 23.06.2026 21:29 Ajo që dukej si një transferim i sigurt te Interi, ka marrë një kthesë të papritur. Sipas raportimeve nga Italia, Chelsea ka bindur talentin italian Giovanni Palestra të pranojë ofertën e klubit londinez, duke përmbysur situatën në favor të “Bluve”. Rolin vendimtar në negociata e ka luajtur agjenti i futbollistit, ndërsa oferta financiare e Chelseat ka qenë dukshëm më e lartë se ajo e Interit. Palestra pritet të përfitojë mes 5 dhe 6 milionë euro në sezon, shifër që ka peshuar shumë në vendimin e tij, raporton Klankosova.tv. Kështu, Chelsea është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të një prej talenteve më premtuese italiane, ndërsa Interi rrezikon të humbasë një objektiv që konsiderohej pothuajse i mbyllur. /Klankosova.tv