Testi i Arritshmërisë: Prindërit duan anulim, ekspertët ndryshim (VIDEO) NULL NULL 23.06.2026 20:28 23.06.2026 20:28 Klasën e 9-të e përfunduan, e pas tri ditësh do ta kenë Testin e Arritshmërisë. Veç edhe këta, njëjtë si para-universitaret, tashmë i krijuan grupet për të kopjuar, bile edhe me shkurtesa. Në mënyrë që të mos vidhet e testi mos të shpërndahet, prindërit e tyre po kërkojnë që tashmë të anulohet tërësisht ky provim. Sipas këshillit të prindërve, ky testim është veç stresues e pa rezultate. Ata kanë thënë se e nënshkruan një peticion dhe e dërguan në Ministrinë e Arsimit. As për njërën e as për tjetrën që dy muaj ata nuk kanë marrë përgjigje nga ky dikaster. E njëjtë sikurse me ta, MASHT-i veproi edhe me KlanKosovën. Anulim i procesit jo, por ndryshim i formës së testimit po konsiderohet si zgjidhje sipas njohësve të fushës së arsimit. Testi i Arritshmërisë do të mbahet të shtunën, ndërkaq edhe për semimaturantët vlejnë rregullat e njëjta, ndalohet përdorimi i telefonit gjatë procesit të testimit.